Rikthimi i Kristiano Ronaldos në ‘Old Traford’ në mesjavë në ndeshjen e kthimit për Ligën e Kampioneve duket se nuk do të jetë i fundit për portugezin, por fillimi i një historie të re mes yllit të Realit dhe United.

Mediat britanike theksojnë që Manchester United duke parë formën që po kalon Ronaldo te Reali janë gati që të futen në garë duke ofruar 55 milionë paund për ta bërë sërish të vetin portugezin.

Në këtë trantativë është vendimtare edhe dëshira e vetë futbollistit që është gati të lëvizë nga Reali, pasi nuk ka mbështetjen maksimale të stafit drejtues, përfshirë presidentin Perez në ceremonitë gala të ndarjes së cmimeve dhe jo vetëm.




Dylber Balla