Largimi i Hose Murinjos në fund të edicionit duket se i ka hapur rrugën një revulucioni në ekipin e Realit të Madridit. Kështu pas largimeve të sigurt atë Kaka e Carvaljo në pole- position për tu larguar është ‘silura’ e të bardhëve, Angel Di Maria, i cili është objektiv i Manchester United dhe PSG.

Dy trajnerët, Ferguson dhe Anceloti janë gati që të shpenzojnë në maksimum për të sjellë në ekipet e tyre argjentinasin që po shkëlqen në Spanjë. Nëse Murinjo vendos që të shkojë në Francë, atëherë edhe argjentinasi me siguri që do ta ndjekë, por një ofertë nga United gjithmonë është tunduese për cdo futbollit përfshirë edhe Di Marian.



d.b/shqiptarja.com