Derbi i Manchsterit mes United dhe City që u zhvillua në stadiumin legjendar 'Old Traford' pavarësisht se kampionati kishte mbaruar për miqtë ka dhuruar një 90' minutësh të jashtëzakonshëm duke treguar edhe njëherë që urrejtja mes dy ekipeve dhe rivaliteti është më i gjallë se kurrë.

Ndeshja ka nisur e fortë për dy ekipet që sulmojnë pa pushim sikur të luhej një finale, dhe jo se gjithcka ishte thuajse për statistika, pasi maksimumi që City kërkonte ishte të shtynte ftesën e United.

Pjesa e parë përfundoi në barazim mes dy ekipeve që ishin në baraspeshë të plotë në lojë. Në pjesën e dytë pas një gabimi të vetereanit Gigs përfitojnë miqtë që dalin shpejt në aksion dhe shënojnë me Barryn në të 52', por vendasit nuk dorëzohen dhe vendosin ekuilibrin në minutën e 58' me një autogol të kapitenit Kompany.

Barazimi nuk kënaq, Cityn që shënon edhe golin e dytë të ndeshjes me Agueron pas një inkursioni personal duke çarë mbrojtjen vendase dhe mposhtur De Gean.



d.b/shqiptarja.com