Manchester United ka shënuar një fitore 3 me 1 ndaj Hull Cityt në javën e 37 të Premierligës angleze. ‘Djajtë e Kuq’ triumfuan në sfidën e zhvilluar në ‘Old Trafford’ me dygolëshin e Wilson (31’ dhe 61’) dhe golin e Robin Van Persie (86’). Golin e vetëm për miqtë e shënoi Fryatt në mitunët e 63.

Në këtë ndeshje vlen për tu theksuar se trajneri i skudrës Ryan Giggs, u fut në lojë në minutën e 70 duke dhënë edhe asistin e golit të tretë për vendasit. Ndërsa 90 minuta në këtë ndeshje zhvilloi edhe kosovari Adnan Januzaj.

SERIE A, FITORE PER NAPOLIN DHE SASSUOLON

Ndërkohë në kampionatin italian, Sassuolo ka marrë një fitore spektakolare dhe me shumë vlera në luftën për mbijetesë në fushën e Fiorentinës me rezultatin 3 me 4. Miqtë u treguan më të vendosur që në fillim të takimit ku pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-3 me një tregolësh të talentit Berardi. Pjesa e dytë fillon më ndryshe për vendasit të cilët zgjohen dhe shkurtojnë diferencat me Gonzalo nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën 57, ndërsa Sansone 7 minuta më vonë rikthen sërish në avantazhin e tre golave miqtë. Golat e Rossit në 72-ën dhe Cuadrado në të 75-ën nuk ndryshuan fatin e takimit. Me këtë fitore Sassuolo ngjitet në vendin e 16 duke i shpëtuar përkohësisht zonës së ftohtë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Fitore ka shënuar edhe ekipi i Napolit në fushën e saj në shifrat 3-0 përballë Cagliarit. Golat për të kaltrit u shënuan nga Mertens në minutën e 33 me penallti, Pandev në të 43-ën dhe Dzemaili në të 57-ën. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)