Duke përfituar nga ngadalësimi që ka pësuar transferimi i futbollistit të ekipit të Arsenalit, Robin Van Persi ka përfituar edhe Manchester United, i cili është future në garë për të pasur shërbimet e hollandezit. Trajneri i “Djajve të Kuq” e ka shfaqur me kohë simpatinë për sulmuesin duke e cilësuar si ideal përkrah Uein Rony në sulm. Sigurisht një sulm me dy emra të tillë do të ishte një rrezik potencial për Premier Ligën dhe Europën. Këtë gjë e di shumë mirë, trajneri i United Ferguson që vazhdon të ngulojmë. Në garë për Van Persin janë edhe Juventus, Real Madrid, Barcelona, por edhe Milani, i cili është hedhur në garë për të gjetur zëvendësuesin e Zllatan Ibrahimovic. Sakaq ekipi i Arsenalit me trajnerin Arsen Venger po bëjnë maksimumin për të bindur futbollistin që të rinovojë kontratën.