United ndalet nga PSG/ Roma një hap më afër çerekfinaleve

United ndalet nga PSG/ Roma një hap më afër çerekfinaleve

Lojtarët e PSG festojnë pas golit

Faza e 1/8-ave të Champions League nuk ka shkuar mirë për Mchenchester United dhe Porto-n pasi nuk ja dolën ti rrëmbenin tre pikëshin Paris Saint Germain-it dhe Romës.

Paris Saint Germain ka dhuruar një spektakël duke triumfuar në transfertë 0-2 ndaj United. Francezët e drejtuar nga Thomas Tuchel arriti të fitojë ndaj “Djajve të Kuq” pavarësisht të mungesës së yjeve Neymar dhe Cavani.

Presnel Kimpembe arriti që në minutën të kalojë skuadrën fraceze në avantazh në minutën e 53 me anë të një goli fantastik. Nuk vonoi shumë që rezultati të dyfishohej në minutën e 60-të nga bomberi, Kylian Mbappe. Përveç humbjes me dy gola diferencë, për ndeshjen e kthimit trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer duhet të mendojë mirë për ndeshjen e kthimit pasi ai  duhet të bëjë llogaritë edhe për mungesën e Paul Pogba, pasi ai

mori karton të kuq në minutën e 90′ të ndeshjes.

Roma ka arritur të triumfojë në sfidën përballë Portos me rezultatin 2-1. Ndeshja u zhvillua në kryeqytetin Italian në stadiumin e  “Olimpico-s”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0 dhe të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Zaniolo shënoi dopietën ndaj Portos duke e çuar skuadrën e tij një hap më pranë çerekfinaleve të Champions Leauge. Për portugezët shënoi Adrian duke mbajtur gjallë shpresën për një kthim rezultati në sfidën e kthimit në Porto.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën