Universitetet hapin dyert më herët për vaksinimin e pedagogëve e studentëve

Vaksinimi në universitete

Për të shmangur infektimet nga COVID dhe për të patur një mbrojtje më të lartë ndaj virusi, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit.

Duke i dhënë prioritet vaksinimit të pedagogëve dhe studentëve në kuadër edhe të afrimit të nisjes së vitit të ri akademik, me programin e vaksinimit synohet shtrirja e kësaj fushate tek të gjithë grupet për të patur një proces mësimor më të sigurt.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin Anti-Covid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag. Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.

11 tetori shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik, ndërkohë që edhe ministrja e Arsimit, u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që këtë muaj ta shfrytëzojnë për vaksinimin anti-COVID me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve. Mbi 700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Sakaq sot 6 qytetar kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë shënuar 780 raste të reja.

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk do t’a lejojmë