TIRANË, 2 Tetor/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar të gjithë studentët që dëshirojnë të transferojnë studimet e tyre në një Institucion publik të Arsimit të Lartë, ose që dëshirojnë të vazhdojnë një program të dytë studimi, se mund të aplikojnë pranë këtyre institucioneve deri në datën 6 tetor.
Tarifa që kandidatët duhet të paguajnë për të bërë aplikimin është 3 mijë lekë.
Për programet e studimit që parashikojnë konkurs për pranimin e tyre, aplikimet kryhen, nga data 1 tetor deri në datën 3 tetor 2014.
Nga këto kuota, nuk përfitojnë studentët që transferojnë studimet nga Institucionet private të Arsimit të Lartë të cilave u është hequr licenca. Nëpërmjet këtij udhëzimi, MAS sanksionon se asnjë kandidat nuk mund të aplikojë për një program të dytë studimi kur është duke ndjekur një tjetër program.
"Transferimi i studimeve mund të bëhet në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm të të njëjtit cikël e tipologji. IAL-të nuk mund të pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik, por vetëm sipas afateve të përcaktuara në Udhëzimin Nr.36, të datës 01.10.2014?, përcaktohet në njoftimin e MAS./a.g/