TIRANË - Lënda e Gjuhës Shqipe, e cila këtë vit akademik iu shtua kurrikulës në sistemin e arsimit të lartë si lëndë me zgjedhje dhe me kredite të përcaktuara, nuk zgjidhet për t'u studiuar nga studentët e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, fakultetit të Mjekësisë.
Sipas dekanes së këtij fakulteti, Klodiana Dibra, lënda e Gjuhës Shqipe nuk është zgjedhur nga asnjë student, duke vënë në dukje se niveli i gjuhës shqipe te të rinjtë është shumë i dobët.
Ky fakultet ka në program lëndë të Gjuhës Shqipe. Në kurrikul ka lëndën e gramatikës së shqipes, që në fakultetet e tjera nuk ekziston.
Dekania Dibra shprehet se iniciativa e Universitetit të Tiranës për të futur Gjuhën Shqipe si lëndë me zgjedhje në semestrin e dytë në 8 fakultete, është e nxituar. Ndërkohë, duhet të rishikohen programet e shkollës së mesme, që gjuha të ndahet nga Letërsia. Sipas saj, lënda e Gjuhës Shqipe duhet të bëhet mirë në sistemin parauniversitar.
Edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë nuk e ka zgjedhur për studim lëndën e Gjuhës Shqipe.
Vitin e kaluar pedagogë të fakultetit të Histori-Filologjisë përkrahën nismën e përfshirjes së Gjuhës Shqipe në kurrikul. Ata gjykojnë se gjuha shqipe duhet të jetë e detyruar për të gjitha fakultetet, me qëllim rritjen e interesit për ta njohur gjuhën në të gjitha format e saj.
Lënda e gjuhës shqipe këtë vit akademik, që nisi më 8 tetor 2012, mbështetet mbi tekstet ekzistuese akademike shkencore.
Edhe në sistemin parauniversitar, gjuha shqipe do të jetë një lëndë kryesore dhe do të përfshihet dhe në sistemin parashkollor, një propozim i qeverisë, sipas të cilës, vitet e fundit është vënë re një dëmtim i gjuhës shqipe, kjo lidhur dhe me faktin se gjuha nuk ka qënë asnjëherë e ndarë nga letërsia.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com