Universitetet, ja hapat që duhet
të ndiqni për plotësimin e A3-shit

Universitetet, ja hapat që duhet<br />të ndiqni për plotësimin e A3-shit
Ministria e Arsimit publikon udhëzimin se si do të plotësohet formulari A3 dhe tarifa që duhet paguara përpara se të aplikoni. Në këtë raund mund të aplikojnë të gjithë fituesit në Universitet që nuk kanë fituar preferencën e parë në dy fazat e para, ata që nuk kanë fituar asnjë degë si dhe maturantët që kanë marrë notë kaluese në provimet e vjeshtës.

Hapat që duhet të ndiqen
Plotësimin në sistem të pikëve mesatare (apo notave mesatare) do ta bëjnë:

Maturantët të cilët gëzojnë të drejtën të plotësojnë formularin A3 sipas Udhëzimit Nr. 27 datë 19.08.2015.

Përjashtohen nga ky detyrim ata maturantë të cilët kanë plotësuar formular A2 dhe dëshirojnë të vazhdojnë konkurrimin, meqenëse ata e kanë kryer këtë proces në periudhën kur u aplikua me formularin A2.

Plotësimi në sistem ti pikëve mesatare do të bëhet pranë shkollave të mesme përkatëse në datat: 23.09.2015 – 28.09.2015 nga përfaqësuesit zyrtarë të këtyre shkollave.
DAR/ZA-të të marrin masa për kontrollin e laboratorëve dhe monitorimin e procesit.

Theksojmë se secili maturant që gëzon të drejtën për plotësimin e formularit A3 dhe që dëshiron të konkurrojë në garën e pranimit në IALP (Institucionet e Arsimit të Lartë Publik) nëpërmjet Parimit Meritë - Preferencë në këtë raund, duhet së pari, pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të formularit A3 prej 2000 lekësh. Për të bërë të mundur kryerjen e kësaj pagese maturantët duhet të jenë të pajisur me Faturën për Arkëtim të cilën po ju a bashkëngjisim.

Me mandatin e pagesës për aplikim të formularit A3 si dhe me dokumentin identifikues (kartë identiteti, pasaportë biometrike ose certifikatë personale me fotografi, maturanti/kandidati paraqitet në shkollën e tij, e dorëzon atë dhe sigurohet që përfaqësuesja e shkollës të hedhë në sistem pikët apo notën mesatare të viteve të gjimnazit.

Pas kryerjes së këtij procesi maturanti/kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online formularin A3 për Maturën Shtetërore 2015, në afatet e përcaktuara dhe publikuara nga MAS dhe AKP. Maturantët që nuk kanë shlyer pagesën përkatëse dhe për rrjedhojë nuk kanë të regjistruara në sistem pikët mesatare nuk lejohen nga sistemi informatik që të plotësojnë online formularin A3. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.

Redaksia online
(s.m/shiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve