Universitetet, MAS: Matura
nuk ka rikthim konkursesh 

Universitetet, MAS: Matura<br />nuk ka rikthim konkursesh 
TIRANE- Do të ndryshojnë rregullat e maturës shtetërore, por jo formula e pranimeve për në shkollë të lartë. Edhe në të ardhmen ata do të vazhdojnë të bëhen nëpërmjet maturës shtetërore, dhe nuk do të ketë rikthim konkursesh pranimesh nga universitetete. Sipas MAS-it, rregullat e reja që pritet të vendosen synojnë të shmangin kopjet dhe ti vendosin të gjithë nxënësit në një garë të barabartë. Ministrja e Arsimit ka deklaruar se do të ndryshojë administrimi pasi në këtë mënyrë tha ajo do të mund të zgjedhim nxënës më cilësore, kontigjent për në universitete.

Ajo nuk ka dhënë detaje në lidhje me mënyrat që do të ndiqen, por u shpreh se do të futen elementë të ndryshëm për kontrrollet gjatë testimeve me shumë më pak kosto, ashtu si ndodh edhe në vendet europiane. Por edhe vetë të rinjtë maturantë kritikojnë mënyrën se si administriohet matura. Në tetë vite zyrtarët e arsimit ndryshuar herë pas here rregullat e administrimit, nga sallat e mëdha, palestrat , nxënësit u zhvendosën në  klasa, u shtua numri i administratorëve, u intesifikuan kontrollet për mos lejimin e  celularëve, madje këtë vit u vendosen edhe zhurmues për bllokimin e sinjaleve të tyre, por në shumë raste ato nuk funskionuan.

Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë