TIRANË - Rreth 18.000 student do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve. Sot kane filluar regjistrimet ne te gjitha sekretaritë e universiteteve dhe do të vazhdojnë deri në datën 7 tetor. Kamera e A1 Report ka vëzhguar procesin e regjistrimit ne Fakultetin e Histori-Filologjisë.
 
Në të gjitha universitete sot ka filluar regjistrimi i studentëve të viteve të para në degët ku kanë rezultuar fitues. Numri i studentëve që u shtohen Universiteteve këtë vit është 18.000 sipas listave të shpallura nga ku është bërë dhe fillimisht regjistrimi online. Kamera e A1 Report ka vëzhguar nga afër procesin e regjistrimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Pavarësisht punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e fakultetit regjistrimet vazhdojnë normalisht.

Sekretarja e Gjuhëve të Huaja, Marjeta Prifti tregon një proces normal dhe jep dhe afatin e fundit që kanë studentët për tu regjistruar. Ajo shton gjithashtu se mandati i pagesës është 16.000 lekë.

Ata që mbeten jashtë listave të fituesve do të kenë një shans të dytë, nëpërmjet formularit A3, ky formula do të plotësohet pas shpalljes së kuotave bosh nga fakultetet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)