TIRANE- Të gjitha universitetet e vendit hapën sot dyert e auditoret për të pritur studentët e tyre për të ndjekur vitin e ri akademik 2012- 2013. Sipas udhëzimit te Ministrisë së Arsimit auditorët universiteteve publike do të hapen për të pritur rreth 27 mijë studentë në vitin e parë. Po sot do të hapen auditoret dhe për universitetet private.
Rreth 22 mijë studentë të rinj, sëbashku me 32 mijë të tjerë nisin sot për herë vitin e ri akademik në Universitetet publike të vendit.
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj përshëndeti vitin e ri akademik nga Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali".
Sipas udhëzimit të MASH, në sistemin universitar publik, studimet me kohë të pjesshme, si dhe në ato të edukimit në distancë, viti akademik nis më 22 tetor 2012 dhe përfundon me 30 shtator të vitit 2013, ashtu si edhe në studimet me kohë të plotë.
Studimet e ciklit të dytë "Master Profesional" dhe "Master Shkencor"/Master i Arteve te Bukura, viti akademik nis më 8 tetor 2012 dhe përfundon më 30 shtator 2013. Periudha 24 dhjetor 2012 deri më 4 janar 2013, do të jetë periudhë pushimesh për studentët. MASH publikoi më 1 tetor listën përfundimtare të fituesve në universitete, ndërsa pritet tashmë që formulari A3 të shënojë dhe pjesën e fundit të fazës së hyrjes në universitete.
Të gjithë studentët e e rinj që janë shpallur fitues për herë të parë do paraqiten pranë sekretarive të fakulteteve për të dorëzuar dokumentat përkatesë dhe listpagesën e mandatit prej 1600 lekësh të rinj.
HAPET DHE QYTETI STUDENTI
Qyteti Studenti është populluar me nisjen e vitit të ri akademik, duke pritur rreth 6200 studentë në 30 godinat e tij.
Drejtori Bujar Brovina tha për atsh se kushtet në këtë qytet studentor janë përmirësuar ndjeshëm. Risia për vitin e ri qëndron edhe në çeljen e konviktit për të dashuruarit, të cilët do të kenë në dispozicion një godinë të re me kushte më të mira.
Qyteti Studenti është një sipërmarrje me vetëfinancim, por në gjysmën e buxhetit subvencionohet nga qeveria për pagesat e energjisë, ujit dhe pagat e punonjësve. Kushtet e jetesës janë optimale, ndërsa donatorët vendas dhe të huaj janë gjithnjë të nevojshëm për të mbështetur investime të reja në këtë qytet.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com