TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar 5 mijë emrat e kandidatëve fitues në Universitete, të cilët kanë plotësuar formularin A3.

Kjo është edhe faza e fundit e regjistrimit të kandidatëve për në shkollë të lartë. Fituesit të cilët e gjejnë emrin në këtë listë do të regjistrohen pranë sekretarive mësimore nga 13.11.2013 deri 16.11.2013, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Kandidatët duhet të kenë me vete: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) 2 fotografi; c) Mandat arkëtimi i tarifes së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar prane zyrave të Postës Shqiptare.

Këta kandidatë do të mund të ulen në auditore të hënën që vjen me datë 18 nëntor.

Universitetet, publikohet lista e fituesve të formularit A3