Universitetet, sot afati i fundit për regjistrimin

Universitetet, sot afati i fundit për regjistrimin
TIRANE- Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues në universitetet publike. Të gjithë ata që e kanë pasur emrin në listën e dytë të publikuar më 1 tetor, duhet të ishin paraqitur parnë sekretarive përkatëse për të konfirmuar se do ta ndjekin shkollën e lartë. Pas përfundimit të këtij afati, edhe nëse një maturant e ka emrin në listën e fituesve pnë të dy fazat, emri do t’i hiqet nga lista, nëse ai nuk ëhstë paraqitur fizikisht. Në këtë rast vendi do të shpallet i lirë dhe pritet që duke filluar nga data 13 tetor të shpallet edhe formulari A3, në të cilin do të vendosen edhe kuotat për secilën degë të universiteteve publike të mbetura të paplotësuara. Formulari A3 do të shpërndahet për të gjithë maturantët që nuk janë shpallur fitues, duke kërkuar që të nisin studimet në një nga degët ku ka vende të lira, pra jo në atë degë ku ata dëshirojnë por atje ku ka vende të lira, duke kushtëzuar kështu prereferancat e të rinjve. Këtë vit do të nisin studimet e larta plot 30 mijë të rinj në të gjitha degët e universiteteve publike.

Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret