Universiteti, bllokohen masterat te
gjuhët e huaja, nuk i miratoi senati

Universiteti, bllokohen masterat te<br />gjuhët e huaja, nuk i miratoi senati
Tiranë - Masterat e fakultetit të gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës rrezikojnë të mos hapen këtë vit akademik. Klodeta Dibra, dekania e këtij fakulteti thotë se kurrikulat e reja që ishin përgatitur për këtë vit, si për masterat profesionalë dhe ata shkencorë nuk janë miratuar nga senati i Universitetit të Tiranës, e ndërkaq edhe ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, nuk ka marë në shqyrtim asnjë kërkesë të dërguar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Në këtë situatë thotë, dekania Dibra, deri tani masterat e fakultetit janë bllokuar. "Fakultete të ndryshme, janë prononcuar me shkresa dhe këshilla fakultetesh të ndryshme, duke shkelur kompetencat e tyre, janë prononcuar dhe kanë gjykuar vendimet e këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, e cila është antiligjore, nuk është aspak akademike nuk është aspak miqësore dhe nuk është aspak bashkëpunuese dhe sot që flasim unë e kam dërguar këtë dokumntacion që në muajin qershor në Ministrinë e Arsimit.

I kam dërguar ish-ministrit të Tafaj dy shkresa dhe nuk më ka kthyer përgjigje dhe për të gjithë Fakultetin kishim planifikuar 18-të mastera pasi si fakultet kishin 8-të Mastera Shkencor" – thotë Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ajo shpjegon më tej se këto ditë do të mbilidhet këshilli i fakultetit për të vendosur se çfarë do të bëhet me këtë cikël studimesh, ndërkohë që shumë shpejt do të kërkojë një takim me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, e cila duhet t'i japë zgjidhje këtij ngërçi.

Sipas vendimit të qeverisë, fakulteti i Gjuhëve të Huaja, do të ketë këtë vit plot 520 kuota për të rinjtë që duan të ndjekin studimet për master shkencor. Po sipas vendimit të qeverisë, studimet master pritet të nisin gjatë muajit tetor.

Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'