TIRANË - Sot, 345 të rinj, të dëshiruar për të ndjekur studimet në Universitetin e Arteve, i janë nënshtruar konkurseve për degët e tri fakulteteve në këtë institucion arsimor.
Ata iu nënshtruan fazës së parë të konkurseve, që do të zgjasë deri më 6 shtator. Rektori i këtij universiteti, Petrit Malaj, tha për “A1Report!” se këtë vit është rritur numri i kandidatëve që preferojnë të studiojnë në Universittein e Arteve.
Më datë 2, pikërisht ditën e sotme, fillon konkursi për në Universitetin e Arteve. Ky konkurs zhvillohet për katër ditë deri me datë 6. Kandidatët konkurrojnë në 3 fakultete, fakultetin e Muzikës, e Arteve të Bukura dhe Artit Skenik. Numri i kandidatëve të regjistruar për këtë vit akademik është më i madh se një vit më parë, gjithsej numri i kandidatëve është 345 për 264 vende. Janë 300 pikë në total prej tyre 70 përqind ka komisioni i pranimit të specialiteteve dhe 90 pikë që kanë marrë në Maturën Shtetërore”, tha Petrit Malaj.
Nga ana tjetër, vetë maturantët dhe prindërit e tyre, shprehen të emocionuar, por nuk lënë edhe batutat për të shmangur sadopak ethet e këtij konkurrimi.
“Dega që kam zgjedhur është instrumenti i klarinetës, normale emocioni është”, u shpreh një konkurrent.
“Emocioent 0 si fillim, pastaj varet pas konkurrimit në Aktrim”, thotë një tjetër.
“Dega e preferuar është regji filmi dhe televizioni, dhe emocionet janë të pa fund”, u shpreh një prind.
Konkurse do të zhvillohen edhe në degën e Arkitekturës dhe në Universitetin e Sporteve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com