GJIROKASTER - Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, një ditë pas fillimit të sezonit të ri akademik, e shikon veten në kufijtë e ekzistencës së vet.
Shkak është bërë numri i paktë i studentëve dhe frekuentuesve të tjerë të universitetit të vetëm publik në jug të vendit.
Sipas zv rektorit të këtij universiteti Petraq Karajani, për herë të parë në auditoret e këtij institucioni të lartë arsimor, janë ulur 400 studentë, një numër ky mjaft i ulët në raport me objektivat e vendosura nga MASH për këtë universitet. Sipas zv rektorit Karajani, fajtor mbetet tregu kaotik i universiteteve në vend.
Faza e parë e regjistrimit të studentëve, e gjeti Univeristetin e Gjirokastrës, me 1500 vende bosh ndërkohë që kuotat e vendosura nga MASH për këtë universitet, janë 2013 dhe respektivisht korrenspondojnë me 1040 vende për Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqerore dhe 973 për Fakultetin e Shkencave Natyrore.
Përballë këtyre kuotave, realiteti i rregjistrimeve për fazën e parë, ishte zhgënjyes pasi në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, janë rregjistruar 349 studentë dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, vetëm 218 studentë.
Kuotat e vendosura nga MASH për cdo degë që ofron ky univeristet, janë tërësisht larg realitetit dhe të parealizueshme nga ky universitet megjithatë, shpresa e vetme për rritjen disi të numrit të studentëve mbetet edhe formulari A3.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com