KUKES - Qyteti i Kukësit nuk do të mbetet pa institucion të arsimit të lartë pasi drejtuesit e filialit të Universitetit të Tiranës dhe të pushtetit vendor pranë Ministrisë së Arsimit, kanë dërguar disa variante rreth të cilave do të diskutohet për të ardhmen e institucionit me qëllim që vitin e ardhshëm filiali do të mund të rifillojë pritjen e viteve të para.
Mexhit Hajdari, drejtuesi i filialit të UT shpreson për ndryshim të situatës vitin e ardhshëm pasi deri tani nuk ka një vendim qeverie për statusin e filialit të Kukësit. Sipas tij varianti më i mundshëm është transformimi i filialit në shkollë të lartë me orientim profesional duke u mbështetur edhe tek nevojat ekonomike të qarkut të Kukësit.
”Po punojmë që ti japim një shpresë Kukësit që të ketë shkollën e lartë në të ardhmen. Opsionet janë të qarta tashmë, janë tre: njëra është mbyllja graduale e filialit, e dyta është rihapja e tij ndërsa e treta është transformimi i filialit të Kukësit në një shkollë të lartë ndoshta me një orientim profesional,"-Mexhit Hajdari.
Ndërkohë viti i ri akademik ka nisur vetëm me vite të dyta e të treta për shkak të penalizimeve nga vendimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit , për mos pranimin e viteve të para. Edhe pse nuk ka vite të para mësimi do të zhvillohet me turne pasi ambientet janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme për 800 studentë.
Redaksia Online

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO