PRISHTINË, 30 Tetor/ATSH/.- Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me universitetet e huaja, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, është duke marrë pjesë në një konferencë dyditore në Beograd që është organizuar nga Komisioni Evropian.
Sipas KosovaPress, qëllimi i kësaj konference që mbahet në kuadër të programit të BE-së për arsim të lartë, është shkëmbimi i përvojave më të mira ndërmjet universiteteve të vendeve të ndryshme evropiane.
"Është një mundësi e mirë të promovojmë Universitetin e Mitrovicës Isa Boletini (UMIB) në rajon, si dhe të hapim shtigje për projekte të përbashkëta universitare", ka thënë mes tjerash prorektori Morina.
/m.m/











