Universiteti i Prishtinës refuzon
burrin e presidentes Jahjaga

Universiteti i Prishtinës refuzon <br />burrin e presidentes Jahjaga
PRISHTINE- Bashkëshortit të presidentes së Kosovës i refuzohet kërkesa për tu bërë asistent pedagog i fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Astrit Kuçit, burrit të presidentes, Atifete Jahjaga, i është refuzuar kërkesa për shkak të moshës por edhe për shkak të disa kritereve të tjera të cilat nuk I plotësonte konform rregullores mbi të cilën funksionon ky Universitet.

Edhe pse kërkohet që të ketë të regjistruar doktoratën, Kuçi konkurroi për pozitën e asistenti të ri pa e plotësuar këtë kriter, vlerëson Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë. Kuçi është 36 vjeç, ndërsa mosha për të qenë asistent i ri, pozitë për të cilën ka konkuruar ai, është 30 vjet, kurse për të qenë asistent kandidati duhet të jetë nën 35 vjeç.

Dokumenti i refuzimit te burrit te Jahjages nga Universiteti i Prishtines

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)