TIRANE- Hije dyshime mbi procesin e përzgjedhjes së fituesve të doktoraturës në Universitetin e Sporteve. Pesë pedagogë të edukimit fizik të Universitetit të Tiranës janë skualifikuar pa u futur fare në garë, me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.
Pavli Karaja, Ilir Fortuzi, Alma Beni, Alma Osmani dhe Vetjola Pelari (Ceka), kanë më shumë se 10 vite që punojnë si pedagogë të Edukimit Fizik në Universitetin e Tiranës. Që të pestë pedagogët kanë aplikuar në muajin dhjetor 2011, pranë universitetit të Sporteve për të nisur studimet e doktoraturës, por në fakt konkursi i shpallur asokohe, ku ata dorëzuan dosjen e plotë, u anulua. Ata na shpjegojnë se fare rastësisht morën vesh që procedurat ishin rihapur sërish në muajin qershor, pasi askush nuk i kishte njoftuar, por që prej disa kritereve ishin ndryshuar. Që të pestë këto pedagogë janë skualifikuar nga gara që në fillim, me pretendimin që nuk përmbushin kriteret.
“Kjo është absurde, - na thonë 5 pedagogët e UT-së, që janë skualifikuar. – Ne kemi më shumë se 10 vjet që punojmë si pedagogë, kemi botime shkencore brenda e jashtë vendit, ndërkohë që po të shikosh listën e fituesve vë re se një pjesë e tyre, sapo kanë mbaruar shkollën e lartë dhe nuk kanë nisur ende punën si pedagogë”, - na thonë të pestë pedagogët e shkualifikuar të cilët gjatë ditës së nesërme do të depozitojnë ankesat personale edhe në sekretarinë e këtij universiteti. Po ashtu, në proces verbalin që shoqëron listën e fituesve të doktorantëve të rinj të këtij universiteti, thuhet se është shpallur fitues edhe kandidati Andi Spahiu, i cili renditet në vendin e 18-të, por i është lënë detyrë të paraqesë para komisionit të vlerësimit origjinalin e pikëve të masterit. Pra ai është shpallur fitues edhe pse nuk ka paraqitur një dokument origjinal, gjë që është kriteri kryesor që një dosje të konsiderohet e vlefshme. Ndërkohë që po sipas kritereve të shpallura nga vetë ky universitet, kriteri i punës si pedagog ka plot 10 pikë, por lista e fituesit është mbyllur me Rigerta Selenicën që ka mundur të marrë vetëm 8.5 pikë dhe nga këto 7.5 pikë i ka marrë nga nota mesatare e masterit dhe 1 pikë nga një prezantim që ka bërë jashtë vendit. Ndërkohë që të pesë pedagogët e skualifikuar të Universitetit të Tiranës plotësojnë shumë më tepër kritere se sa fituesi i fundit që ka shpallur Universiteti i Sporteve.
KRITERET
Kandidatët e skualifikuar, por edhe këshilli i profesorëve të këtij universiteti kanë dyshime se kriteret që kanë përcaktuar listën e 25 fituesve të doktoraturës janë tjetërsuar. “Këshilli i profesorëve ka vendosur të shpallë të pavlefshëm këtë listë fituesish dhe për këtë ne do t’i dërgojmë një letër- ankese edhe kryeministrit të vendit, në mënyrë që të ndërhyjë për të ndalur të gjithë këtë proces antiligjor që po zhvillohet në Universitetin e Sporteve”, - na thonë disa prej profesorëve të këtij universiteti. Kështu ata shpjegojnë se i është lënë vetëm 1 pikë kriterit të prezantimit të një punimi shkencor me postera në konferenca ndërkombëtare, ndërsa për një shkrim të publikuar në revistën “Focus” të këtij universiteti, e cila është edhe pa ISN, merr plot 6 pikë.
(Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com