Pas pushimeve të festave të fundvitit, ku një grup i studentëve vendosën të vazhdojnë protestën e tyre prej datës 7 janar, dhe pjesa tjeter e studentëve u janë rikthyer auditorëve të mësimit. Rektorati i Univerisitetit të Tiranës ka nxjerrë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për studentët ku bën të ditur se është marrë në konsiderate situata mësimore dhe për të mos prishur strukturën vjetore mësimore është vendosur që t'ju jepët mundësia studentëve për të plotësuar orët e tyre të mësimit.
Sipas njoftimit të dhënë ditën e sotme, mësohet se protesta e zhvillluar nga data 10 deri më 21 dhjetor, 10 ditët orëve mësimore për protestat e zhvilluara nga studentët janë marrë parasysh orët e mësimit do të zëvendësohen me ditët e fundjave (të shtunë dhe të dielë) për 5 javët në vazhdim deri më datë 10 shkurt.
"Në mbledhjen e Rektoratit të datës 08.01.2019 u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore , e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra 10 ditë mësimore. Pas diskutimeve të shumta, për të mos prishur strukturën vjetore Rektorati vendosi që Mësimi të plotësohet dhe të zëvëndësohet ditën e shtunë dhe të dielë për 5 javët në vazhdim, pra deri më datë 10 Shkurt 2019", thuhet në njoftimin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.
Edhe ditën e sotme një grup studentësh kanë bojkotuar mësimin duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre për uljen e tarifave mësimore dhe ndryshimin e Ligjit të Arsimit të lartë.