Universiteti Politeknik dhe i Sporteve bëjnë mësim edhe të shtunën, zëvendësohen orët e humbura
Universiteti i Sporteve në Tiranë
Universiteti Politeknik i Tiranës dhe ai i Sporteve zhvilluan mësim edhe ditën e shtunë, për të rikuperuar orët e humbura mësimore gjatë protestës së studentëve. Nga një vëzhgim i thjeshtë rezultoi se të paktën këto Universitete zhvilluan mësim edhe gjatë fundjavës, duke rikthyer kështu normalitetin në auditore. Dhjetëra studentë frekuentuan mësimin këtë të shtunë, por megjithatë mjaft prej tyre refuzojnë ta pranojnë faktin se mësimi rifilloi. Zv/Rektori i Universiteti të Sporteve, Robert Çitozi, tha se, “ky vendim është marrë bashkë me studentët”. Ai tha se, “ky Universitet do ta mbarojë programin mësimor në kohë”.
“Në fillim të janarit, pjesëmarrja e studentëve në mësim filloi të ketë një rritje graduale dhe sot jemi si në një ditë të zakonshme, jemi në nivelin 70% të pjesëmarrjes së studentëve në auditorë”, tha ai. “Ju e patë vetë që në çdo auditor po zhvillohej mësim. Ne, si staf pedagogjik kemi qenë çdo ditë në punë, për të zhvilluar mësim edhe gjatë fundjavës, ne kemi marrë edhe konsensusin e studentëve”, shtoi zv/Rektori.
Disa studentë të këtij Universiteti të pyetur se çfarë mendojnë për “Paktin për Universitetin”, një studente tha se “ne nuk duam të humbasim vitin shkollor, por jemi edhe pro protestës”. “Po zhvillojmë mësim edhe të shtunën e të dielën për të zëvendësuar ditët që humbëm gjatë bojkotit”. Një tjetër studente e vitit të dytë tha se ishte pro protestës së studentëve, por nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe kishte ndjekur mësimin rregullisht. “Unë nuk isha dakord që protesta të zgjatej kaq shumë, ne tani po i zëvendësojmë orët e mësimit duke bërë mësim të shtunave dhe të dielave”./ATA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 786
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor 2024, 08:45
-
Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës
4 Mars 2024, 15:25
-
Studenti i parë me sindromën down në vend, Gersi në podcastin e Ramës: Jam kampion noti sepse bëra shumë stërvitje dhe s’u dorëzova kurrë
14 Tetor 2023, 08:07
-
Gersi bën historinë, studenti i parë me sindromën down në vend! Universiteti i Sporteve program të posaçëm për të, 23-vjeçari: Të drejtat i duam me doemos
11 Tetor 2023, 15:47
-
Përgatitja e sportistëve, kampus i ri olimpik në Universitetin e Sporteve! Rektori Kasa: Bashkëpunim me federatë për nevojat e tyre
26 Prill 2023, 14:29
-
Trajneri i boksit Sead Bushati zgjidhet si 'përfaqësuesi më i pëlqyer’ i studentëve në Universitetin e Sportit: Kam raport pa barriera
15 Janar 2023, 17:45
-
Protesta e studentëve për rikthimin në auditore, ISHP: Rrezikojnë infektim me COVID (VIDEO)
3 Nëntor 2020, 17:16
-
Covid/ Studentët protesta në Athinë, bomba molotov dhe përplasje në rrugë
1 Tetor 2020, 15:09
-
Rama: Shumë shpejt do të çelet gara për kampusin e ri Universitar te Qytet Studenti
1 Korrik 2020, 13:31
-
Protesta e maturantëve, pedagogia Skënderi: Testi s’duhej të ishte vetëm me alternativa! Plot me gabime drejtshkrimore e pjesë të përkthyera
13 Qershor 2020, 20:47