Dosjet e krimeve me motive politike janë asgjësuar nga UNMIK-u, ndërmjet viteve 2006-2007, thotë një dëshmitar, ish-gjyqtari në Gjykatën Supreme, në kohën që kjo e fundit drejtohej nga Rexhep Haxhimusa, një pjesë e dosjeve, në qendër të të cilave ishin krimet politike. Dosjet ishin asgjësuar nëpërmjet një letër-prerëse, që ndodhej në anën e majtë të katit përdhes të Gjykatës Supreme, shkruan Koha.
Ish-kryeprokurori i vendit, Hilmi Zhitia, ka rrëfyer se nuk ka pasur kompetenca që ta kontrollojë UNMIK-un, madje pohon se nuk e dinte as me çfarë lëndësh merreshin dhe as sa punonjës ishin.
Në vitin 2007, Zhitia pohon se ka kërkuar ndihmën e shtetit për ndërhyrjen e Shërbimit Informativ, por kjo kërkesë i është refuzuar, ndërkohë që në lëvizje ishin shërbimet informativ të partive politike, edhe pse nuk ishin zyrtare.
Hilmi Zhitia ka qenë kryeprokuror i Kosovës për dhjetë vite radhazi. Në kohën kur ish-gjyqtari dëshmitar pohon se janë asgjësuar dosjet e krimeve të rënda politike. Sipas tij UNMIK -u, i zgjidhte vetë lëndët që donte dhe më pas ishte punë e tij se çfarë bënte me to.
“Disa herë më janë ankuar punonjësit e policisë së UNMIK- ut, nuk iI lejon të marrin dosjet, nëse më parë nuk i kanë zgjedhur ata. Mirëpo unë nuk kisha kompetenca të ndërhyja. Madje unë nuk dija as se sa punonjës kishte UNMIK – u që merreshin me këtë detyrë dhe se kush ishin ata”, i ka thënë gazetës “Kosova Sot”, ish-kryeprokurori i vendit.
Nuk janë të pakta vrasjet kryesisht të LDK-së së Ibrahim Rugovës, por edhe të ish punonjësve shqiptarë të sigurimit serbë, të cilat cilësohen me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, edhe që ende nuk kanë autorë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA