Qeveria e Serbisë, përmes një letre të dërguar shefit të UNMIK-ut ka kërkuar nga UNMIK-u që në përputhje me rezolutën 1244 t’i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë. Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë, por për shkak të rrethanave në terren nuk mund t`i organizojë zgjedhjet.
Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 6 maj. Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK), kishte për qëllim të mbështëse funksionimin administrativ, kthimin e personave të zhvendosur dhe qeverisjen në Kosovë, por që nga pavarësia e Kosovës misioni UNMIK është bërë i paqartë dhe shumë problematik për shkak të Rezolutë 1244.
/rg/shqiptarja.com/
