
Fëmijët dhe nëna gjatë bombardimeve në Gaza
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, deklaroi së fundmi se në luftë një fëmijë vritet dhe dy të tjerë plagosen çdo dhjetë minuta.
UNRWA shtoi se civilët duhet të mbrohen dh se mbrojtja e tyre gjatë konfliktit nuk është një aspiratë apo ideal, por është një detyrim dhe një angazhim ndaj njerëzimit tonë të përbashkët.
"Mesatarisht një fëmijë vritet dhe dy lëndohen çdo dhjetë minuta gjatë luftës. Mbrojtja e civilëve gjatë konfliktit nuk është një aspiratë apo ideal: është një detyrim dhe një angazhim ndaj njerëzimit tonë të përbashkët. Civilët, kudo janë, ata duhet të mbrohen . #NotATarget (Nuk është objektiv)", shkroi UNRWA në X (ish-Twitter).
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët








