Kreministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 60 mijë vizitorë morën pjesë gjatë 5 ditëve të festivalit UNUM në Shëngjin.

Sipas kryeministrit Rama, bëhet e ditur se në një natë të vetme ka pasur deri në 25 mijë vizitorë.

Shefi i Qeverisë tha gjithashtu se festivali ishte një sukses për Shëngjinin, Lezhën, bizneset lokale dhe për Shqipërinë turistike.

“Mbi 60 mijë vizitorë gjatë 5 ditëve të festivalit dhe deri në 25 mijë persona në një natë të vetme, janë shifra që flasin vetë për ndikimin ekonomik dhe turistik gjatë ditëve të UNUM në Shëngjin

Një sukses për Shëngjinin, Lezhën, për bizneset lokale dhe për Shqipërinë turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?