Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në mbledhjen e sotme të qeverisë se hapja e urës së Ibrit është e domosdoshme për lëvizjen e lirë, megjithatë po koordinohet me partnerët. Hapja e urës, garantoi ai, nuk është kundër askujt.
Kryeministri Albin Kurti garantoi se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës. Në nisje të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat të hapura.
“Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.
Rihapja e urës për qarkullim edhe të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë. Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, krah pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm synimin e Qeverisë së Kurtit për rihapjen në këtë kohë, ndërsa E-ja ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.
M.Q./A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
4.5%
-
Jo
91.1%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Dyfishi i vjetshëm', Rama publikon videon me pronaren e biznesit në Dhërmi dhe çiftin nga Kosova: Jemi gjithmonë këtu në Shqipërinë e dashur
13 Gusht, 22:19
-
Kosovë/ Zëvendësministri i Infrastrukturës publikon raportin: Ura mbi Ibër është stabile, e qëndrueshme e funksionale
13 Gusht, 22:10
-
Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë! SHBA është sfiduar nga Kurti
13 Gusht, 17:25
-
Një komb, një pasaportë/ Spahiu: Çdo shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, duhet të marrë pasaportë shqiptare
12 Gusht, 19:33
-
Në mes të tingujve të traditës e ngjyrave të kostumeve popullore vjen "New Born Kosova", me pjesëmarrjen e ansambleve nga 9 vende të botës
12 Gusht, 16:46
-
A është Albin Kurti tradhtar?!
12 Gusht, 14:19
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në protestë kundër qeverisë serbe: Duam libra shqip!
12 Gusht, 13:26
-
Debati për urën e Ibrit, Vuçiç: Presim provokime, KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj
11 Gusht, 18:15
-
U vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi
11 Gusht, 16:42
-
Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false
11 Gusht, 11:15
-
A mund të ketë masa të reja të BE-së ndaj Kosovës?
11 Gusht, 07:32
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35