Ura që lidh 10 fshatra të Marinzës me Fierin rrezikon të shembet. E ndërtuar provizorisht në vitin 2005 ura është e gjatë 12 metër dhe mbanë një ngarkesë deri në 5 ton.
Ndërsa që nga koha e ndërtimit ura vetëm sa është salduar në disa raste, por për zëvëndësimin e saj nuk është kujtuar njeri.
Edhe pse rruga është e asfaltuar dhe banorët e dhjetë fshatrave arrijnë për një kohë të shkurtër në Fier, atyre u rrezikohet jeta, pasi ura e mund të shembet nga momenti në moment.
Gjendja e urës metalike është tërësisht e amortizuar, pasi një pjesë e hekurave që shërbenin për të mbajtur urën janë vjedhur për t’u shitur.
Banorët shprehen të shqetësuar në lidhje me rrezikshmërinë që u kanoset.
''Kjo urë këtu është bërë me forcat e ushtrisë. Janë vjedhur hekura. Deri tani nuk ka vënë njëri dorë.
Kjo urë është problem për njerëzi që kalojnë këtu. Kemi frikë të kalojmë këtu. Kanë ndodhur edhe aksidente'',-janë shprehur të shqetësuar banorët.
Edhe pse kanë kaluar 12 vjet nga ndërtimi i saj deri tani askush nuk ka marrë masa për rregullimin e saj.
Dy bashkitë që e kanë në kufij këtë ajo e Fierit dhe e Patosit shprehen se ura është përgjegjësi e drejtorisë së rrugëve.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO