Ura mbi lumin Mat ne rrugen nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda ketij viti.
Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjate diteve te fundit.
Pastrimi i pilotave të themeleve, mbrojtja e atyre të dëmtuara, forcimin e zonave ku ka ndodhur gërryerja si dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit të urës përmes krijimit të një qilimi me blloqe të lidhura gabioni për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, jane nderhyjet qe po ralizohen.
'Po punohet me intensitet të lartë sepse është ndërhyrje emergjente. Ne po punojmë në disa fronte pune dhe kemi disa grupe pune që po punojnë që të mbarohet sa më shpejtë. Pas përfundimit të punimeve ura mund të hapet. Kjo është ndërhyrje për 5 deri në 10 vite pastaj do të bëhet një ndërhyrje tjetër', tha Arben Doda, drejtuesi i punimeve.
Banoret e zonës kërkojnë hapjen sa më parë të Ures së Matit, pasi ka krijuar mjaft probleme në lëvizjen e tyre.
Për shkak të dëmtimeve te shumta, gjatë sezonit veror Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi bllokimin e qarkullimit në këtë urë që i shërben veriu të vendit.
Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë.Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë
Komente








