Manastiri i Zvërnecit një ndër atraksionet turistike më të frekuentuara në Vlorë vijon të mbetet një “mollë e ndaluar” për turistët vendas dhe të huaj. Shkak vazhdon të jetë ura e drunjtë, e cila është rrënuar plotësisht dhe për të vizituar manastirin duhet të shkosh me varkat e peshkatarëve.
Geraldi është një turist i ardhur nga Franca me dëshirën të shijonte bukuritë e Manastirit të Zvërnecit, por që për shkak të urës nuk ishte e mundur.
Pavarësisht se i duhet të kthehet në atdheun e tij me këtë “peng”, ai sërish nuk kursen fjalët e mira për Shqipërinë.
“Shqipëria është një vend shumë i bukur ku gjen relaks dhe qetësi. Un mund të them që ky vend është i mrekullueshëm. Të jem i sinqertë mua më mbeti peng që nuk e vizitova dot manastirin pasi ura që të çon aty është tejet e dëmtuar”Ura prej 286 metrash është ndërtuar që në vitin 1994 dhe rikonstruksionet ndër vite kanë qenë të pakta, por ajo prej kohësh ishte kthyer në një rrezik për këdo që kalonte mbi të.
E vetmja mundësi për të shkuar tashmë në manastir janë varkat e peshkatarëve, por jo të gjithë pushuesit kanë nge të paguajnë. Vetë peshkatarët e zonës e pranojnë se mungesa e urës bën që çdo ditë mjaft vizitorë të kthehen mbrapsht e të mos e plotësojnë dëshirën e tyre për të vizituar manastirin.
Ky manastir çdo 15 gusht “pushtohet” nga besimtarët ortodoksë, të cilët kremtojnë festën e Shën Mërisë, por nuk dihet nëse këtë vit ministria do ndërhyjë në kohë për t’ia rikthyer manastirin besimtarëve dhe turistëve
Foto të tjera Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15