MILOT - Banorët e 4 fshatrave në Malësinë e Kurbinit, duhet të presin që të bien prurjet në Lumin e fshatit Skuraj për të lëvizur drejt qendrës së Komunës së Milotit. 

Shembja e ures nuk gjeti gatishmërinë e insitucionëve të shtetit për të ndërhyrë, që të mundësohet lëvizja pa probleme e këtyrë banorëve. 

Kalimi nga njëri kah i përroit në tjetrin është një rrezik më vete që ju kanoset çdo ditë banorëve të kësaj zone. 

Humbja e një jete 2 muaj me parë, bllokimi i mjetëve në mes të ujit dhe rreziku prezent që kanë çdo ditë banorët që shkojnë në shkollë dhe qe ju duhet të kalojnë këtë lum, nuk ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e instancave pergjegjese.

Banorët e 4 fshatrat të Malësisë së Kurbinit vijojnë të perballen me këtë problem që prej muajit nëntor.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)