BERAT-Ura Vajgurore pa asnjë treg ushqimor, tregtarët shesin produktet e tyre në mes të baltës.
 
Ata shfrytëzojnë cepat e rrugëve në mes pallateve në qendër të bashkisë së Urës Vajgurore.

Çdo fundjavë tetë mijë banorët e kësaj bashkie janë të detyruar të blejnë produktet e bulmetit, peshkut dhe frutat perimet në një treg të improvizuar.
 
Të bindur se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar, tregëtarët shprehen se nuk kanë ku të punojnë tjetër pasi edhe këto kushte të punës ata i kanë rregulluar vetë.

''Çdo njeri punon në kushtet që i ofrohet. Ne punojmë në këto kushte. Ne paguajmë takstën prej 1 mijë lekësh. Nuk janë kushtet e mira, por që s'kemi çfarë bëjmë.
 
Vendi nuk është i përshtatshëm, do shpresojmë që ta rregullojnë
 
Skandal, nuk kemi kushte''
,-janë shprehur tregtarët.  

Situata e tregut në Urën vajgurore siç duket do të vazhdojë edhe për shumë kohë e pandryshuar pasi Kryetarja e Bashkisë, Juliana Mema nuk ka pranur të japë asnjë sqarim në lidhje me këtë çështje, duke lënë të kuptohet që nuk ka asnjë projekt për ta zgjidhur problem.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com