Uragani Humberto godet Mbretërinë e Bashkuar. Kaos në Kryeqytetin Londër, rreshje të dendura dhe përmbytje (VIDEO)

Mbretëria e Bashkuar po përballet me stuhi dhe shira të dendur të cilat do të zgjasin deri në fund të muajit, kur mendohet se uragani Humberto do të largohet nga ishulli.

Shumë pjesë të vendit janë izoluar si pasojë e përmbytjeve dhe pezullimit të transportit hekurudhorë.

Agjensia e Mjedisit e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar 39 alarme dhe 12 paralajmërime gjatë rreshjeve intensive dhe përmbytjeve nga uragani i cili është zhvendosur në jug të Mbretërisë së Bashkuar.

Mijëra udhëtarët në kryeqytetin britanik u përballën me vonesa serioze dhe mbylljen e stacioneve të metrove.

Shumë linja hekurudhore pranë stacionit të ‘Liverpool Street’ janë përmbytur duke shkaktuar kaos në kryeqytet.

Po sipas Agjensisë së Mjedisit, moti me rreshje dhe erëra do të ketë intensitet në rritje në ditët në vijim.

Do të ketë reshje mjaft të mëdha shiu gjatë javës tjetër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj