Uragani IDA, New York dhe New Jersey shpallin gjendjen e jashtëzakonshme! Shënohen të paktën 9 viktima

Pas Luizianës dhe shkatërrimit që la atje , Uragani Ida po godet me fuqi të madhe New York-un dhe New Jersey-n, të cilët janë detyruar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Nëntë persona kanë humbur jetën në New York dhe New Jersey pasi pati përmbytje brutale në të gjithë zonën. Policia në New York raportoi shtatë viktima, duke përfshirë një burrë 50-vjeçar, një grua 48-vjeçare dhe një djalë dy vjeçar të cilët u gjetën pa ndjenja brenda një shtëpie. Ata u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha policia. Një vdekje u konfirmua në New Jersey.

Të dyja shtetet ka pasur reshje rekord të shiut që shkaktuan përmbytje katastrofike dhe duke rrezikuar jo rrallëherë jetën e qytetarëve.

Metroja e qytetit të New York është mbyllur plotësisht dhe shumë shërbime trenash dhe fluturime jashtë New York dhe New Jersey janë pezulluar. Kryebashkiaku i New York-ut u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lëvizje.

Më shumë se 1 milion njerëz nuk kanë energji elektrike në Luiziana, përfshirë New Orleans, qyteti më i populluar i shtetit si dhe në shtetin Misisipi, pasi uragani i kategorisë 4 goditi vendin. Probleme kanë edhe me furnizim me ujë të pastër.

Kompania e shërbimeve elektrike Entergy tha se 8 linjat e transmetimit që furnizojnë New Orleans qytetianë jashtë shërbimit, ndërsa një shtyllë e tensionit të lartë ka rënë në lumin Misisipi.

Autoritetet thanë se mund të duhen ditë, madje edhe javë, para se të rikthehet plotësisht energjia, duke ngritur shqetësime të mëtejshme për mundësinë që banorët të sëmuren nga temperaturat e larta në fund të verës, ndërsa parashikohet se tempartura këtë javë mund të shkojë deri në 32 gradë Celsius.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH