Uran Butka:Si i vrau Mehmet Shehu
karabinierët italianë në Lushnje 

Uran Butka:Si i vrau Mehmet Shehu<br />karabinierët italianë në Lushnje 
Uran Butka Drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” flet për Report TV për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë në fund të tetorit 1943 me brigadën e parë të Mehmet Shehut.

Ekzekutimi i 130 karabinierëve italianë i kryer në mënyrën më konspirative raportohet komandanti i Brigadës së parë Mehmet Shehu dhe komisari politik Tuk Jakova në një dokument ekskluziv të botuar në Shqiptarja.com.

Ky krim sipas Uran Butkës nuk është i shkëputur, por është zinxhir i disa krimeve të kryera edhe ndaj forcave shqiptare nacionaliste, ku 21 prej tyre u pushkatuan në të njëjtën kohë me 130 robërit italianë.

’Brigada e parë u nis nga Dumreja, për të goditur nacionalistët e Lushnjes dhe kryesisht çetat balliste që komandoheshin nga Tefik Ckiri dhe Isa Manastirliu. Dy komandantë antifashistë që kishin zhvilluar disa luftime kundër italianëve në zonën e Mallakastrës, Krujës dhe në Fier. Atehërë ai i rreshtoi 75 prej tyre për t’i pushkatuar, dhe i pushkatuan 22 njerëz të pafajshëm pa gjyq’’, u shpreh Butka. 

Bukta rrëfen edhe vendin ku ka ndodhur ky ekzekutim dhe rrethanat që çuan në një krim që ka shkelur çdo ligj të luftës dhe konventë ndërkombëtare.

‘’Brigada e parë si kontingjenti më kryesor i luftës nacional-çlirimtare ka bërë disa masakra kundër popullatës të pafajshme. Brigada e parë më komandant Mehmet Shehun, dhe zv/komisar Dushan Mugoshën kanë kryer edhe masakra të tjera ndaj robërve të luftës. Kjo ndodhi më 21 prill në vitin 1943 në Mallakastër,  në betejën e Selenicës kundër italianëve të komanduar nga Isuf Luzaj dhe Tefik Cfiri dhe nga një çetë tjëtër partiazane, luftuan kundër italianëve dhe i shpartalluan. Në fund të betejës arritën tek brigada e parë. Mehmet Shehu i mori robërit e luftës, gjithsej 83 i çoi në luginën e Romësit dhe i pushkatoi’’ deklaroi Butka. 

Uran Butka ka rrëfyer më tej për Report TV disa ngjarje ku tregon se ku arrinte mizoria dhe sadizmi i komandantit të Brigadës së parë sulmuese Mehmet Shehut.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë