Uran Butka: Takimi im me Aranit Çelën më 1992, si më kërcënoi prokurori i komunizmit! Pjesë nga libri 'Polemika'

Uran Butka: Takimi im me Aranit Çelën më 1992, si më kërcënoi prokurori i komunizmit! Pjesë nga libri 'Polemika'

'Polemika' libri i Uran Butkës dhe Aranit Çela

Tirane- Takimi me një xhelat të dikturës, një ditë vjeshte me shi, para Prokurorisë së Përgjithshme,  duket se ka lënë gjurmë të thella tek shkrimtari, historiani dhe politikani Uran Butka. Diktatura kishte rënë. Por hija e regjimit ishte ende shumë e rëndë. Nuk ishin mbushur ende dy vite nga nisja e pluralizmit.

Atëkohë historiani Uran Butka ishte mjaft aktiv me botimet e tij dhe artikuj të shumtë në  shtypin e kohës. Por publikimet e materialeve nga arkivat, duket e kishin trazuar edhe një prej njerëzve më të pushtetshëm të regjimit të shkuar, ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë Ushtarake Aranit Çelën, i cili siç pohon Butka ka nënshrkuar në mbi 650 procese,  dënime kapitale për qindra shqiptarë të pafajshëm. 

Në librin e tij të ri, “Polemika” botuar këto ditë, Uran Butka sjell edhe kujtimet për këtë takim të beftë me Aranit Çelën në vjeshtën e 1992 në Tiranë, takim të cilin ai sjell me detaje si më poshtë.

NJË POLEMIKË E BEFTË ME PROKURORIN ARANIT ÇELA

Po shkruaja mbi tryezën e punës, kur ra zilja e telefonit.

- Alo, Ema jam.

- Urdhëro.

- Po bie shi me shtëmba, ndërkohë që unë s'kam marrë çadër me vete. A mund të vish të më marrësh?

E ndërpreva punën me dhimbje dhe u nisa me përtesë për te poliklinika qëndrore, ku ime shoqe punonte si mjeke, pas kthimit 11 vjeçar nga Martaneshi.

Kishin zënë shirat e vjeshtës dhe rrugët ishin mbushur me gjethe të kuqërremta. Tek shkelja mbi to me keqardhje, iu kujtuan pyjet e virgjëra të Martaneshit, ku kishim jetuar vite më parë dhe udhëtimet e pikëlluara në shi e borë dhe seç ndjeva edhe një angështim, edhe një mall... Ndërsa tashmë po ecja i lirë e i qetë në asfalt, i mbrojtur nga shiu prej një çadrë të madhe, për të futur kokat dy vetë.

Kur arrita në poliklinikë, pashë orën. Donte edhe pesë minuta që ajo të dilte nga shërbimi. Kalova në anën tjetër të rrugës, te trotuari i gjerë i Prokurorisë së Përgjithshme, pranë rojes dhe prita. Shiu e kishte ulur zëmëratën dhe rigonte qetësisht.

Në anë të rrugës ndaloi një veturë. Lëvizi xhami i derës së pasme dhe dallova një burrë të thyer në moshë, me kapelë republike në kokë dhe me syze të errëta. Kishte një fytyrë hollake, të zeshkët e të vrazhdët, hundë të madhe me kurriz, që i varrej deri te buzët e trasha. Diku e kam parë këtë fytyrë, thashë me vete. Kur tjetri i hoqi syzet, e njoha dhe u rrëqetha. Ishte prokurori i Përgjithshëm i kohës së shkuar, Aranit Çela.

- Të paskan thirrur në prokurori, ë! - u ngërdhesh ai. U habita që më foli, por edhe që më mësyu kësisoj.

- Nuk e dija se jetoje! ia ktheva i hutuar dhe pata përshtypjen sikur po flisja me dikë, që kishte ardhur nga një botë tjetër.

Jam kockë e fortë, edhe pse i kam kapërcyer të nëntëdhjetat!

- Qofsh me jetë!

- U përpoqe me librat e tu dhe me arkivat, që të më bëje gropën, por re vetë brenda, - vazhdoi ai të shfrynte nga brenda makinës. Madje e kishte nxjerrë paksa kokën mbi xhamin e ulur, ndërkohë që tundte kërcënues gishtin tregues, si dikur...

Më kaloi nëpër tru, si një imazh, gjithë veprimtaria e këtij inkuizitori të madh: kur ishte balil fashist në Vlorë dhe spiunonte antifashistët, të cilët i internuan në Ventotene; mandej kërkoi të punësohej në administratën fashiste; kur u bë komunist, ndiqte dhe vriste pa mëshirë nacionalistët; në kohën e regjimit komunist si prokuror i Përgjithshëm dhe kryetar i Gjykatës së Lartë për gjysëm shekulli, në 650 procese politike, shkoi në plumb e në litar me mijëra shqiptarë të pafajshëm, duke qënë njëherësh edhe deputet i Kuvendit Popullor edhe anëtar i KQ të PPSH.

"O Zot, ç duhet të bëj më shumë, për të qenë shqiptar! kishte thirrur kleriku patriot Dom Ndre Zadeja, kur Aranit Çela e kishte dënuar me pushkatim. Nuk iu dridh qerpiku kur miratoi si kryetar i Gjykatës së Lartë pushkatimin e dy poetëve lirikë të Librazhdit, Genc Leka e Vilson Blloshmi, kur akuzoi dhe dënoi me vdekje nacionalistin Ymer Lutfia nga Shkodra, se ishte shprehur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kur damkosi me vdekje katër heronjë e revoltës së Spaçit, Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Pal Zefin dhe Hajri Pashaj, Gjithashtu, po me të njëjtën egërsi dhe paligjshmëri dënoi ish-sho kët e tij brenda llojit komunist, siç ia kërkonte partia dhe Enver Hoxha, duke filluar nga Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi e duke përfunduarr me Kadri Hasbiun e Feçor Shehun...

"Si guxon sërish! Nuk u ngope? Mirë atëherë që mund të justifikohesh si pjesë e regjimit totalitar, ndonëse i kapërceje in extremis edhe ligjet e asaj kohe, po tani në demokraci, kur nuk të ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, çfarë kërkon?"- thashë me vete, mandej e ngrita zërin.

Do të ishte mirë të heshtje dhe të shikoje punën tënde, i thashë qetësisht

- Unë jam përsëri siç kam qenë, kaluar, - tha me një zë të ngazëllyer, ndërsa ti më këmbë dhe i squllur në shi, që pret të të thërrasin në prokurori. Viktimë e sistemit tuaj me gjasë demokratik!

Nuk iu përgjigja. Nuk e vlen bara qiranë, mendova. Ky është fundi yt, vijoi ish-prokurori. Fund i merituar, jo prej nesh, por nga vetja juaj.

Më hipi gjaku në kokë. U çapita drejt tij pa ditur çfarë të bëja... E donte një mësim, të paktën moralisht, ky lehës, mendova.

Gjithësesi, unë fle i qetë, i thashë më në fund. Ndërsa ti, nëse je sadopak njeri, s'mund të gjesh qetësi, e ke vrarë gjumin. Ata që ke çuar në atë botë pafajësisht, besoj se të shfaqen në ëndërr dhe ta prishin gjumin, do ta bëjnë edhe gjyqin e fundit.

- S'kam qeder fare! Kam bërë detyrën dhe nuk jam penduar, tha qetë-qetë.

U çudita që ai nuk kishte ndryshuar asnjë grimë, ndonëse kohët kishin ndryshuar. Më mbetën sytë te fytyra e murrëtyer, e egër e gati e palëvizshme e tjetrit dhe ndjeva një angushti, madje edhe përbuzje. Araniti i nderoi me grusht, mbylli xhamin, vuri syzet e errëta mbi sytë e zgavruar, që mu dukën si dy gryka pushkësh. Makina luksoze u nis, duke më lënë nën shi...

Ema ishte afruar, por nuk e kisha parë. Ajo ma mori çadrën nga dora dhe e hapi, që të mbroheshim nga shiu.

- Nuk e ndien që po lagesh? - e pyeti ajo.

- Nga shiu?!

Ajo më vështroi e çuditur.

A je mirë?

- Me cilin po bisedoje? - tha ajo e merakosur.

U mata t'i thosha: me të shkuarën, por i thashë vetëvetiu: me të tashmen.

Nëntor 1992

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 13/10/2024 14:15

    Fale ketyre krimineleve u mbajt ai sistem per 45 vjet dhe fale pseudo demokrateve qendruan gjalle dhe te lire pa marre asnje denim per krimet qe bene or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ina: 13/10/2024 13:42

    I biri I ketij eshte olsian cela apo jo???

    Përgjigju
    • Gimi: 13/10/2024 14:24

      Nuk e ka as djale, e as ka te beje me te.

  • Kasem Gahinji: 13/10/2024 10:54

    Si fillim,sali Butka nuk Ka qene i Ballisti Kombetare,madje kish vite qe kish vdekuei kur,i biri i tij ,Safet Butka,babai i Urban Butkes themeli Ballin Kombetare,bashkepunoi me okupatorin dhe beri krimet ,qe po te Ishte gjalle Sali Butka ,do e kishte vrare me doren e tij.Muti nuk lahet me shurres o Shurrehan Bej Butka.Na thuaj ,per te shquar kuriozitetin,Jo per gje,pse babai YT Safet Butka vrau vehten ne hale.Cili ishte shkaku qe e detyroi te vriste vehten dhe pse zgjodhi halene,Jo krevatin ,apo kolltukun.He ma rruac.Sipas meje,u ngjall Saliu dhe Pasi i beri gjyqin e detyroi te vetevritej per tradheti kombetare.I t'ha:- Safet,luftuan kunder andartene greke per lirine e Shqiperise.Ju ballistet bere marveshje me Grekun ,me dokument te firmosur dhe vulosur,nje ne korfuz dhe nje ne Selanik.Patriotet e vertete nuk e hane turpin me buke." Dhe Safeti e hengei me mut.

    Përgjigju
  • Labi: 13/10/2024 06:20

    E dhimbshme dhe e habitshme.Si nuk kerkoj kush falje.S jemi te civilizuar.Barbar.

    Përgjigju
  • korcari: 12/10/2024 20:53

    Ky pinjolli i Butkave qe e mban veten per historian nderkohe qe vetem e shtremberon historine eshte nje ordiner qe tek mori si kungulli gardhin ne keto vite kaosi te demokracise, perhap vetem disinformim sipas mendjes se vet. Tamam he thuaje se do ngelet. Sali Butken nje hajdut e kriminel qe dogji Voskopojen per ta plackitur (perfshi dhe prona te stergjyshit tim voskopojar Onco Balltes, fiks sipas librave qe Urani ka shkruar) ky "historiani" e ka nxjerre patriot. Dhe me veten e tij Urani nuk ben perjashtim, del patriot, i perndjekur. jo konformist me sistemin komunist .... ehu lista eshte e gjate. E kujt i hyjne ne pune keto pallavra qe shkruan se na mbeti ky te na tregoje historine. E c'pret nga nje si puna e ketij.

    Përgjigju
  • DEVOLLIU: 12/10/2024 18:46

    Je mbeturin e keqe e kombit.Ti je aa trim sa ai që vrau veten në hale.Kujto leteat që shkruajte për të marrë studimet në universitet dhe me kë mbureshe se ngaçsojë vinje.

    Përgjigju
    • Tani: 12/10/2024 20:03

      O Devollit U prefsh ne boten tjeter me Aranit Çelen

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital