Historiani Uran Butka sjell ‘Polemika’/ Çështjet e nxehta të historisë, kundërshtitë me Kristo Frashërin, Xhufin dhe Kostallarin

Për  historinë e shkuar, për ngjarjet dhe debatet e së tashmes  por edhe për perceptimin tonë mbi të ardhmen, shkrimtari, historiani dhe politikani Uran Butka ka përmbledhur në një libër gjithë polemikat e tij të 32 viteve, nga seancat plenare në parlament, tek polemikat me gjuhëtarë, historian, gazetarë, shkrimtarë etj. Ky libër me titullin “Polemika” u promovua në Tiranë, mes shumë studiuesve, historianëve, shkrimtarëve dhe dashamirësve të librit.

“Duke qenë se i kam përjetuar vetë personalisht përveç studimit, interpretimit dokumentacionit të pasur, kam bërë një përballje me historianë dhe politikanë të së shkuarës por edhe të së tashmes që manipulojnë dhe tjetërsojnë historinë e vërtetë  për arsye ideologjike dhe përfitime politike”.

Shqetësimi i përhershëm i Uran Butkës, është raporti me të vërtetën historike, mbi mëkatet dhe krimet  45 -vjeçare të diktaturës komuniste dhe personazhet simbol të saj.

Mes këtyre polemikave autori dëshmon një takim të hidhur rastësor me prokuronin famëkeq të komunizmit Arianit Çelën, i cili, jo vetëm nuk u pendua, por i hakërrehej, nga dritarja e një makine luksoze në një ditë me shi të demokracisë.

“Nuk mund të heshtja dhe të mos polemizoja me qetësi dhe argumente me Aranit Çelën,  prokuror i përgjithshëm dhe  kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake, që kishte dënuar në 650 procese gjyqësore me qindra e qindra shqiptarë të pafajshëm dhe i kishte dërguar në botën tjetër, por që doli pa lagur në kohën e demokracisë dhe gjurmonte e kërcënonte në vitet e para, kur ishte i lirë edhe demokratët e rëndësishëm, politikanë, edhe mua personalisht. Këtë e kam trajtuar gjerësisht, përballjen me Aranit Çelën.”

Libri, përmbledh një varg  polemikash të tjera të autorit mbi çështje me shumë interes në fushën e historisë dhe të shkuarës si polemika  me historianin Xhelal Gjeçovi mbi kolaboracionizmin gjatë Luftës, polemika me gjuhëtarin Androkli Kostallari për persekutimin e shkencëtarit Selman Riza, polemika me Diana Çulin mbi dënimin e poetëve të pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc leka, polemika me historianin Pëllumb Xhufi mbi Kampin e Tepelenës dhe një varg artikujsh e refleksionesh mbi të vërtetat historike të periudhës së Luftës së dytë Botërore, ngjarjeve të përgjakshme të diktaturës komuniste, deri tek ngjarjet aktuale  të marrëdhënieve me Greqinë, mbi urrejtjen, racizmin apo çështjen e Fredi Belerit. 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 29/11/2024 12:26

    Akoma i biri i atij që VRAU VETEN NË QENEF FLET,E KUR OA NË DITËN E FLAMURIT?SAmirë do të bënte të fliste për çetën PATRIOTIKE TË NBË BUTKE TË MADH QË NUK KA LIDHJE JP ME BËMAT E TË BIRIT OOR AS E TË NIKIT,QË MBAROJ U.SH.T. NË KOHËN R ENVERIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro