Urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve, banorët: Jemi bllokuar, nuk mund të sigurojmë ushqimet bazë

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Murganës shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit tre ura në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër. Shembja e Urës së Pllatanjasë, Urës së Mullirit dhe Urës së Koshovicës, kanë shkaktuar ndërprerjen e plotë të lëvizjes së automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotirë, Krioner, Likomil dhe Llovinë. 

Situata nuk ka ndryshuar që prej një viti dhe deri më tani asnjë masë paraprake nuk është ndërmarrë. Banorët nuk ngurojnë të shprehen se ndihen të izoluar dhe se kanë vështirësi në marrjen e produketeve bazë.

"Kërkojmë nga qeveria që të marri masa për një urë, këtu ka pleq, është një emergjencë, nuk mund t'i marrim mes ujit dhe ta shpiem në Gjirokastër, në spital," u shpreh një banor. "Në një rast urgjent, nuk ka sesi të kalohet njeriu. Ai është i detyruar patjetër të vdesë", tha një tjetër. "Jemi detyruar të zbresim 3 km larg nga mali, të vimë poshtë për të marrë ushqimet tona", u shpreh kryetari i fshatit Llongo,Vangjel Lazo. "Tatimet dhe detyrimet që kemi ndaj shtetit, i paguajmë. Ne kërkojmë nga shteti të interesohet që të bëhet ura", tha një tjetër banor.

Rreth 500 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malorë buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët dhe për të siguruar ushqime. Në të dy fshatrat jetojnë vetëm pensionistë të cilët duhet të përshkojnë më shumë se 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të gjejnë mundësi për të kaluar lumin, për të gjetur zgjidhje në dimër. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka