Uratat shqiptare për tiranin e radhës

Uratat shqiptare për tiranin e radhës

Erdogan

Fitorja e Erdoganit nuk ishte aspak befasuese. Asnjë diktator i kohës së sotme, nuk pengon më zgjedhjet, përkundrazi, ata menaxhojnë ato deri në futjen në kontroll të të gjitha mekanizmave “legale demokratike” për të siguruar rezultatin. Në favor të vetin natyrisht. Kush mund të thotë që nesër po të mbahen zgjedhjet në Rusi, nuk do të fitonte Putini, apo në Korenë Veriore, Kim Jong saherë të organizohen ato?

Erdogani pasi burgosi mijëra oponentë politik, dënoi mbi 200 gazetarë, mbylli 180 media, detyroi, imponoi zgjedhje të parakohëshme sapo vërjeti se inflacioni nuk ndalet më dhe se shumë shpejtë turqit do të binden se me një diktator të tillë nuk ka investime, nuk ka eksport, import e as turizëm. Ose turizëm nga vilajetet e tij që janë edhe mu të varfra se pjesët rurale të Turqisë dhe miliona kurdët që jetojnë në kushte mizore. Ishte çasti i fundit për ta shpëtuar kokën.

Asnjë rëndësi tashmë nuk ka se cila parti, qoftë ajo AKP apo ndonjë tjetër merr shumicën apo jo. Parlamenti de facto është çkyçur nga çdo lloj pushteti, ashtu si më herët mediat dhe ushtria. Me ndryshimin e amandamenteve kushtetuese, Erdogan sot ka autoritetin absolut në vendimarrje, me një fuqi marramendëse ekzekutive. Ai vendosë për gjqytarët dhe prokurorët dhe secilin post të rëndësishëm në Turqi. Veprime këto që në politikologjinë e pangarkuar me neosmanizëm konsiderohen dikatoriale, parafashiste dhe që duhet izoluar si shtet. Jo vetëm Austria ka nisur këtë aksion me mbylljen e xhamive të drejtuara drejt nga Ankara, duke ia dëbuar edhe imamët zyrtar të Erdoganit. Holanda, Gjermania dhe plotë shtete perëndimore ia ndaluan tubimet elektorale. Pse vallë?

Turqit dogjen edhe revista franceze qe pershkruanin me fakte diktaturën prosheriateske më të re në Bosfor. Bota perëndimore, por jo vetëm, distancohet nga Sulltani me aspirata të mëdha perandorake e me më shumë se 70% të vendit të zhytur në mjerim, varfëri, analfabetizëm dhe jo pak prej tyre në burgjet kazamateske – për nga nami krahasohen me gulaget – lartë e poshtë Anadollit.

*

Në hartën shqiptare mbështetësit e tij të flaktë përbëhen nga dy kategori njerëzish, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni: nga ata që përfituan e zhvatin edhe sot financiarisht dhe të tjerë, të cilëve nëpërmjet ideologjisë fetare ua ka fut në tro gjoja se ky të jetë Kalifi i kësaj kohe, avokati i vetëm dhe shpëtuesi i Islamit. Për ta arritur këtë ndikim me para dhe trushpëlarje Erdogan investon (në vendet sllave miliarda e në viset shqiptare me tepër ideologji dhe kulte për doktrinën e tij) shuma

e mjete që shkojnë poashtu në dëm të vendit të tij dhe gjenerojnë edhe më shumë inflacion – çka nga ana tjetër shkurton sundimin e tij pa dyshim.

Të kthehemi tek hallet tona.

Në 10 vitet e fundit, Erdogani ka pasur ambient të përsosur të zhvillojë agjendën e tij në këto shtete, në krye të së cilave ishin dhe janë politikanë që i dhanë asetet kryesore kompanive të tij -në Turqi kjo quhet ryshfet dhe është legal, por jo në shtetet shqiptare ku ajo ç’bënin politikanët shqiptarët është: Korrupsion!

Këta dhe fëmijët e tyre sot ishin të parët që uruan përzjarrshëm fitoren e Diktatorit të Ankarasë – siç e quajnë tashmë gjitha media e botës, asaj pjese që nuk hanë ose nuk ka frikë prej tij. Kemi edhe ministra që puthin dorën e ambasadores së Turqisë – dihen me emra dhe adresë ata që falë bashkëpunimit me firma e ambasadën turke janë bërë jo vetëm milionerë, por edhe ministra, ngase kanë pare, me të cilat i blejnë ata që janë tashmë moti në politikë. Kjo është hallka e kriminalizimit të pushtetit, depërtimit të Turqisë – dhe jo vetëm – në aortën e instancave vendimmarrëse shqiptare.

Erdogani përdori atë që besonte nga historia osmane: se popujt e Ballkanit i nuk i nënshtrohet lehtë zotave, parave, mirëpo i nënshtrohen pa u fishkëlluar dy herë. Kjo ndodhi dhe ndodhë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e gjetiu. Ekzaltimi i shqiptarëve nuk çudit kënd, sepse këtë e çdokush tashmë e di – e jo vetëm ne që alarmojmë tash e më tepër se 5 vite – se Erdogani ka më shumë ushtri në trevat shqiptare se sa shtetet përkatëse.

Reagimet e politikës, grupeve, fetarëve duke uruar si në dasmë një autokrat që mbyll gazeta, media, shkrimtarë, gra, fëmijë dhe mësues, duke uruar një tiran që ndalon gjuhët e popullit më të madh në vendin e tij siç janë kurdët; a nuk është ajo që shkruaj unë tash e sa vite, shkrime të cilat ambasadorja turke përpiqen me ndërskamca, intriga, duke futur nën kontroll pronarë gazetash që të mi ndalojë?

*

As reagimet e gazetarëve proerdoganistë nëpër shumë media të Kosovës e të mos flas për ato të Maqedonisë nuk befasojnë kënd – e mua më së paku. Dorën në zemër se megjithatë kam çaste shtangieje, sidomos ku shikojë ish-kolegë e kolege të mi dhe pyetem: Si ka mundësi që sot një gazetar ta adhurojë Erdoganin i cili po mban në burgje 17 mijë nëna me 800 fëmijë? Si ka mundësi që asnjë media nuk pat guximin të dal më një shkrim e të demantojë politikanët që i thonë vëlla Erdoganit? Ti tregojnë se ne nuk ndajmë kulturë të përbashkët me turqit – asnjëri, asnjë zë. Mendojnë gjithë tashmë njëjtë?

E vërteta është ndryshe megjithatë e thanë apo jo shumicat sot të heshtura: Jemi ndryshe – shqiptarë. Histori të përbashkët po, kemi: si popull trashëgues i perandorisë osmane merrni barrën mbi supe për krimet, pushtimin dhe kulturocidin ndaj qenies, gjuhës dhe kulturës shqiptare që e keni ushtruar për pesë shekuj mbi ne. Kështu na mësojnë faktet dhe historiografitë e shumta përveç asaj turkes, neoosmanes që Erdogani po bën përpjekje të na imponoi.

Kur ka qenë shkrimi i fundit që keni lexuar për milionat e Erdoganit në xhami, dhe projekte që kanë synim turqëzimin dhe ndikimin që edhe ne të kthehemi në sisteme autokratike, siç e praktikojnë Turqi. Si ka mundësi që askush nuk i sqaron opinionin tonë se Erdogani ka aleance të fortë me Rusinë dhe partneritet me Serbinë? Si ka mundësi që të gjithë këta që e dashurojnë Erdoganin nuk na ofruan asnjë fakt të na bindin edhe ne që jemi kundër se nuk paskemi të drejtë. Jo me sharje, fyerje, linçime por ja dilni dhe zhbëni faktet që i sjell unë apo tjerët? Mediat i apostrofoj e nuk i bëj apel çdo agjenti inferior të Erdoganit që lëvrit xhamive e mediave e që dihet se paguhet nga Dianeti apo Mit-i turk. Kush tregon se cila e qe ajo e mirë që Erdogani bëri për shqiptarët, përjashto miliona që ka ndarë me politikanët pas privatizimit të aseteve si KEK, Aeroport e të tjera në Maqedoni dhe Shqipëri.

Ju mund të pyesni si ka mundësi që një numër kaq i madh i “intelektualeve” po i përkulën një diktatori të një shteti që shtrydh 3 milion shqiptar brenda vendit të vet, një që shfrytëzon shtetet tona të varfëra për agjenda të tij personale për të shantazhuar Evropën? Pyeteni dhe natyrisht nuk doni të dëgjoni përgjigjen se ju qorton shefi i partisë, shefi i firmës apo hoxha në xhami. Çka kur do ikë Erdogani? Çka kur Erdogani të asistojë Serbinë karshi Republikës së Kosovës, të cilën ajo pareshturi e konsideron të dështuar saherë flet për çështjen kurde? Do të thoni; ani se baba e kemi, i mirë i keq kalifi ynë?

E dimë se një ditë do të pendoheni për këtë prostituim madje edhe të identitetit për pare, se për fe nuk iu beson kush se mund të jeni më arab se arabët, ku edhe lindi Islami dhe ku janë Meka e Medina. Atëherë mirëpo treni drejt progresit do të iu ketë ikur edhe njëherë mirë, si përherë në histori.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Troja: 29/06/2018 17:13

    Shkrim shume i mire dhe i sakte. Evropa eshte per evropianet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen