Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të ushtrisë shqiptare, të Kontigjentit të IV "FLF BGR", në Bullgari, përmbylli me sukses stërvitjen në zonat urbane “Urban Operations 24”.
Lajmin e bënë me dije vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
“Gjatë kësaj stërvitjeje në Camp Novo Selo, forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Efektivët tanë shpalosën profesionalizëm të lartë, si pjesë e Forward Land Force Battle Group Bulgaria”, shprehet kreu i dikasterit mes të tjerash.
Vengu shton se ky sukses është “një dëshmi e investimeve të vazhdueshme në kapacitete ushtarake”, që synojnë “misione sa më të suksesshme, jo vetëm brenda, por edhe përtej kufijve tanë”.
“Përgatitja e lartë e efektivëve tanë është themeli i angazhimit tonë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, përfundon ministri.
Ministri shpërndau edhe pamje nga stërvitja e regjimentit shqiptar të këmbësorisë, ku vihet re teknika ushtarake e lartë dhe profesionalizmi i ushtarakëve në këtë mision stërvitor.
Ook,OOOMINISTËR ÇDO TË BËSH ME NJË TOGË,BATALION AKUDI UNË ÇFARË STRUKURASH TË TJERA.ME NJËRËZ 8 ORËSH.PO JU PYES SA FRONT MUND TË MBULONI OOOMMMIIINNNIIOSSSTTTRRRIII E Ç'MBROJTIES. E DI WË NUK EKE FAJIN TI.
Përgjigju