Gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj zgjidhet president i Shoqatës së Gazetarëve Europian, për herë të parë drejtohet nga një shqiptar
Gazetari Hitaj pas zgjedhjes si president i AEJ
Gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj, është zgjedhur president i Shoqatës së Gazetarëve Europian (AEJ), duke u bërë i pari shqiptar që merr drejtimin e kësaj organizate prestigjioze.
Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate prestigjioze, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës.
Në një reagim publik, gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj shprehu falënderime të thella për mbështetjen ndërkombëtare dhe e cilësoi zgjedhjen një arritje personale të veçantë, por edhe një nder të madh për Shqipërinë.
“Me një vendim unanim, Asambleja e 62 e Shoqatës së Gazetarëve Europian që u mbajt në Romë, me zgjodhi si Presidentin e saj të ri, duke më dhënë mundësinë të jem zëri dhe imazhi i qindra gazetarëve në 20 vende të Europës.
Një kënaqësi shumë e madhe personale dhe padyshim vlerësim për Shqipërinë dhe punën që kemi zhvilluar për të mbrojtur gazetarët.
Kjo është hera e parë dhe besoj jo e fundit, që një gazetar shqiptar do të drejtojë një nga shoqatat më të vjetra në Europë për median. Kam vetëm falënderime për miqtë ndërkombëtarë për besimin. Mbrojtja e lirisë së medias është një sfidë që ngjason me një maratonë, duhet përditë të hedhësh hapa konstant e të sigurt”, shkruan gazetari Hitaj.
Zgjedhja e tij shënon një moment të rëndësishëm për historinë e gazetarisë shqiptare, pasi për herë të parë një gazetar nga Shqipëria do të drejtojë një nga shoqatat më të vjetra të medias në Europë.
Shoqata e Gazetarëve Europian, e themeluar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, ka një rol thelbësor në adresimin e sfidave me të cilat përballet media sot.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.9%
-
Të gabuar
33.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
‘Studio Live’ në Report TV për votimin elektronik, Kristaq Kume: Nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim madhor, sjell vetëm një gjë! Procesi afektohet para votimit
11 Tetor, 19:38
-
Shoqatat e medias dënojnë sulmet e Berishës ndaj gazetarëve: Intimidim dhe shantazh, e papranueshme
19 Shtator, 12:10
-
Ndërkombëtarët dënojnë sulmin e Berishës ndaj gazetarit Arbër Hitaj, ja raporti
10 Shtator, 18:02
-
Arbër Hitaj: Tokë e xanun, edhe mali i Dajtit!
25 Gusht, 15:46
-
Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin
15 Korrik, 20:05
-
Arbër Hitaj: Kokëfortësia bolsheviko-staliniste!
15 Korrik, 14:40
-
Arbër Hitaj: Këndesëria rithemeluese!
8 Qershor, 14:36
-
Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve dhe intimidimin e gazetarit Arbër Hitaj
3 Qershor, 15:22
-
Carlo Bollino: Financimi i Berishës i gazetarëve-killer dhe formimi i politikanit-gjobaxhi
31 Maj, 19:07
-
Shoqata e Gazetarëve Evropianë dënon gjuhën agresive të opozitës ndaj gazetarit Arbër Hitaj
31 Maj, 15:54
-
Arbër Hitaj: Edi Rama në Athinë, tabuja e thyer dhe flirti opozitar me nacionalistët!
14 Maj, 13:42
Urime, e meriton plotesisht!
Përgjigju