TIRANE- Edhe për të udhëtuar me autobus kryeqytetasit tashmë kanë filluar të mbajnë radhe, kjo pasi frekuenca e lëvizjes së urbanëve gjatë orëve të pikut është shumë e rrallë dhe nuk mund të përballojë fluksin. Vonesat e shumta të autobusëve në stacione, qëndrimi i gjatë, lëvizja e ngadaltë e tyre apo kushtet jo të përshtatshme detyrojnë shpesh herë qytetarët të ngrenë zërin ndaj punonjësve të këtij shërbimi. Situata është bërë edhe më e rëndë gjatë këtyre ditëve për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Shumë prej qytetarëve detyrohen të presin nëpër stacione deri sa të kalojnë dy apo edhe më shumë autobusë, pasi është e pamundur që të hysh.
“Po pres të tretin autobus të kalojë, pasi tek ata që sapo kaluan ishte e pamundur të hyje. Ndërkohë kanë kaluar mbi 20 minuta që pres në stacion” pohon një qytetare. Ndërkohë për ata të cilët sakrifikojnë të shtyhen mes njerëzve rreziku është edhe më i madh, pasi këto janë edhe momentet kur hajdutet “mund të punojnë” qetësisht edhe pa u kuptuar. Ndonjëherë ndonjë prej fatorinove mund të bëjë ndonjë shenjë për të të ndihmuar apo të bën të kuptosh për rrezikun që të kanoset por vetëm në momentin që hajdutët janë të pavëmendshëm.
Por, përveç këtyre problemeve një tjetër shqetësim i kryeqytetasve është edhe mungesa e kondicionerëve në këtë lloj transporti publik, pasi shumica e këtyre automjeteve nuk ka dritare ajrosëse. Të ndodhur përballë gjithë këtyre problemeve qytetarët shpesh herë zgjedhin mënyra të tjera alternative për të udhëtuar, por të cilët nuk janë një zgjidhje përfundimtare.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com