Urbanika, arkeologët: Analiza tregon
nëse është koleksionit apo trafikant

Urbanika, arkeologët: Analiza tregon<br />nëse është koleksionit apo trafikant
TIRANE- Aksioni i policisë për sekuestrimin e 1077 veprave të artit gjatë ditës së djeshme, është tema e diskutimit në emisionin “Urbanika” në “A1 report”. Falë operacionit të koduar “Ikona” u arrit të goditej rrjeti i trafikimit të paligjshëm të veprave të artit në objekte kulti, të vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni.

Gjatë aksionit u arrestuan shtetasit Arben Spaho 40 vjeç, dhe Gjergji Thimo 43 vjeç. Këto vepra dy shtetasit i mbanin në një apartament në kryeqytet.

Në vijim të diskutimit për temën “Koleksionisti apo trafikanti...” në “Urbanika”, arkeologu Lorenc Bejko thot ëse “Duhet të presim për një analizë më të specializuar përpara se të bëhen një gjykim i plotë lidhur me këtë tërësi veprash të koleksionuara apo të dyshuara si të vjedhura”.

Sipas tij shqetësimi për vjedhjen dhe degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore është ngritur më herët.

Ndërsa gazetarja Dhurata Hamzai është ndalur tek rasti i zhdukjes së 64 pikturave, nga galeria “Guri Madhi” në Korçë.

Sipas arkeologëve këto objekte duhet të regjistrohen dhe të inventarizohen, në mënyrë që të identifikohen lehtësisht në raste të vjedhjeve apo tentativave për trafikimin e tyre.

Trafikimi i veprave të artit është një plagë shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme, dhe i kalon kufijtë e territorit shqiptar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë