"Urbanika": Fati i banesave pas
Bulevardit të Ri...

Bulevardit të Ri...">
TIRANË - Në programin “Urbanika” në “A1 Report”, drejtuar nga gazetarja Mirjeta Ngjela, po diskutohet mbi fatin e banorëve të shpronësuar në ish-Stacionin e Trenit në Tiranë.

Ndërkohë që sot banorët kanë protestuar para bashkisë dhe kanë komunikuar me kryebashkiakun Lulzim Basha. Në studio kanë qenë të ftuar dy banorë dhe dy juristë.

BANORËT: KOMISIONI I BASHKISË NXORI 80% TË BANESAVE TONA PRONË SHTETËRORE, E PAMUNDUR!
“Kur bënë verifikimet. Kanë vajtur dhe nuk i kanë vlerësuar realisht. Diku i kanë përzënë, diku nuk kanë trokitur. Në vlerësimet kur dolën emrat 80% e këtyre pronarëve iu del shtet. Si ka mundësi 200 vjet në atë vend të dalë shtet. Ky komisioni nuk bëri as minimumin e detyrës”, tha Piro Demiraj, përfaqësues i banorëve.
 
"Banorët duke parë këtë punë dhe vlerat qesharake, erdhën te protesta. Jemi qytetarë që vijmë nga protesta për të bllokuar vendimin që do merrte sot këshilli bashkiak në disfavorin tonë për çmimin e tokës dhe banesave. Na kanë zhvlerësuar si njerëz jo vetëm si pronë", shtoi Demiraj.

Një tjetër banore, në lidhje direkte nga zona e banesave të sipërpërmendura, zonja Gjeçi ka kërkuar që të dalë më vete edhe çmimi i tokës dhe ndërtesës. "Te hipoteka janë të afishuara çmimet. Por për ne çmimi i tokës në qendër të Tiranës është 150 euro/m², ndërsa i ndërtesës 250 euro m/², krejt ndryshe nga çmimet në treg".

"Vetëm me ngel më keq se romët rrugëve. Na kanë me çadra te Skënderbeu", tha një banore e intervistuar live te banesat.

"URBANIKA" TREGON DOKUMENTIN, QË KËSHILLI BASHKIAK DO MIRATONTE SOT PA DËSHIRËN E BANORËVE
Më pas moderatorja Mirjeta Ngjela ka treguar dokumentin e vendimit që Këshilli Bashkiak do të merrte sot mbi shumën 1 miliard e 750 mijë lekë për shpronësimet e shtëpive, shumë e papranuar nga banorët. Ndërsa Basha para banorëve mohoi sot se në rendin e ditës do të bëhej fjalë për shpronësimet e Bulevardit të Ri.

Për këtë gjë ishin informuar edhe banorët, të cilët organizuan edhe protestën sot para bashkisë. "Ka njerëz të mirë që nuk i durojnë padrejtësitë. Ata na informuan se ç'do të bëhej sot në Këshillin Bashkiak", tha banori Piro Demiraj.

Ai shtoi se edhe kreu i socialistëve në Këshill, Aldrin Dalipi "na ka dhënë konsulencë falas". "Na ka thënë: Mos u merrni vetëm më Bashën, se ne u ofrojmë falas ndihmën se kemi marrë votat tuaja", ka thënë për Dalipin Demiraj.

urbanika 1

JURISTJA PASHAI: DUHET ORIGJINA E SAKTË E PRONËS, TRASHËGIMIA
"Duhet edhe origjina e saktë e pronës, edhe e oborrit, jo vetëm ndërtesës. Kur bashkia të thotë është pronë shtetërore, duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Edhe ne tatim-paguesit prekemi nga dëmshpërblimi juaj. Nëse banorët e provojnë origjinën e pronës, të trashëguar, kanë vendim gjykate, që i ka kaluar prona nga babai dhe i njihet origjina, ky është kyçi", shtoi Suela Pashai, eksperte për dokumentacionin.  Ajo shtoi se, "nëse pretendojnë se janë autoktonë ka kohë dhe gjithsecili të përgjigjet për pjesën e tij: është e padrejtë që shumë vetë të përfitojnë në kurriz të atyre që kanë të drejtë".

JURISTI DURAJ: BANORËT DUHESHIN INFORMUAR PARA NJË VITI, TANI KA PAK KOHË
Alban Duraj, jurist u shpreh se “zanafilla e problemit është se banorët duheshin informuar që një vit më parë, edhe emocionalisht, edhe nga dokumentacioni". "Koha është shumë e shkurtër. Nuk mjafton. Ju sugjeroj që nesër banorët t’i kërkojnë kohë kryebashkiakut Basha, që të përgatiten. Situata mund të shkatojë problem të madh social. Të zbatohet ligji drejt. Të shpërblehen me vlerën e tregut", ka thënë Duraj.

JURISTI GJOKA: VLERA E PRONAVE TË BANESAVE TE ISH-ST. I TRENIT - 800 EURO/METRI KATROR
“Prona e ndërtesës së banorëve të ish-Stacionit të Trenit duhet vlerësuar me mbi 800 euro metrin katror nga fillim i rrugës e deri në Paskuqan”, ka thënë juristi i banorëve, Ilir Gjoka. Lidhur me kohën, ai ka kërkuar pezullimin e vijimit të çështjes për aq kohë sa t'i jepet kohë banorëve të përgatisin dokumentet e trashëgimisë. "Nëse do bëhet shpronësimi duhen të dy palët të legjitimuar. Pa u bërë shpronësimi nuk bëhet pronar as shteti", tha Gjoka.

KONDI: DUHET NË LIGJ, QË SHPRONËSIMET TË BËHEN ME ÇMIMET E TREGUT
Zv/kryeredaktori i “Shqiptarja.com”, Genc Kondi në lidhje direkte nga redaksia e gazetës analizoi se “për herë të parë një ndërhyrje kaq e madhe në një zonë të banuar, pasi edhe Rruga e Kombit u bë në një zonë thuajse pa banesa". Sipas Kondit, duhet përkufizuar me ligj që shpronësimet do bëhen me çmimin e tregut. Dhe gjithë problemi është se a ka buxheti i shtetit mundësinë, pasi ai i bashkisë nuk e ka, që të përballojë një kosto të tillë, teksa duhen qindra miliona euro për shpronësimin me çmimin e tregut.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik