TIRANE- Konfliktet e krijuara pranë tregut ushqimor tek ish uzina Dinamo disa ditë më parë mes tregtarëve, policisë bashkiake dhe inspektorëve të ndërtimit e Urbanistikës së Tiranës ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Urbanika” në “A1 Report”.
Ekspertët e ftuar në studio janë ndalur tek këto zhvillime, ndërsa janë shprehur se mund të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.
Përfaqësuesit e shoqatave të tregtarëve janë shprehur se “tregtarët po ndërtonin konstruksionet metalike, për të përmirësuar kushtet higjieno-sanitare”.
Disa ditë më parë, Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Vendor me në krye Florenc Hoxhën u kërkoi tregtarëve prishjen e një konstruksioni metalik, të cilin e kishin ngritur për të mbrojtur mallin e tyre.
Inspektoriati e konsideronte ndërtim pa leje. Pas tensioneve deri në përplasje fizike mes tregtarëve dhe Inpektorëve e policisë bashkiake, u desh ndërhyrja e policisë së Tiranës për të qetësuar situatën e tensionuar, duke urdhëruar dhe pezullimin e prishjes së kontruksionit metalik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com