"Urbanika": Policia në situatë
emergjente, duhen reforma

emergjente, duhen reforma">
TIRANË - Policia e Shtetit nën presionin e reformave. Kjo ka qenë tema e diskutuar sot në mbrëmje në emisionin “Urbanika” në televizionin “A1 Report”.

"Është emergjente ristrukturimi i Policisë së Shtetit dhe të shtrihet edhe në qarqe. Policit i mungojnë prangat, rripi multifunksional, shkopi i gomës, radio, ai s’bën dot patrullën e përgjithshme, se dhe policia rrugore bën patrullën e përgjithshme dhe e kundërta, se i lind nevoja të ndalojë, parandalojë një person të rrezikshëm për komunitetin”, u shpreh Shemsi Prençi, ish-drejtor i FNSH.
 
"Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë punojnë 850 veta, ndërkohë që nga këta 500 policë i mungojnë terrenit e s’duhet të punojnë më. 500 vetë duhet të ikin", propozoi Shemsi.
 
"Jemi në gjendje emergjente. Punonjësit e policisë civile ka 2 vjet s’ka fonde për uniforma dhe e bëjnë punën me  veshjet e veta. Një ristrukturim nga piramida te drejtoria", mbështeti argumentin Eduard Mullaraj, ekspert ligjor për policinë, i cili ka shtuar se "ne kalojmë te zbatimi pa studiuar dhe këtu bëjmë gabime të rënfa në çdo fushë".

"Duhet një Byro Hetimi me njerëz profesionistë, se këta na mungojnë. Ka shumë krime, për të cilat kjo Byro duhet të thithë në këtë strukturë ata punonjës që kanë shkollim, përvojë", shtoi Prençi.

Një tjetër problem për policinë u theksua që "me qeverinë e re mos marrin një palë tjetër militantësh se do bëjnë gabim të rëndë". Sipas Mullaraj kjo vjen pasi mungon një ligj për Policinë e Shtetit. Që nga momenti i rekrutimit, trajnimit, e nxjerrjes në terren të policit rregullat të jenë të specifikuara dhe të prera".

"Nëse nuk vëmë paketë ligjore të saktë, ku atë që do rekrutojmë nuk e kalojmë në testim që është A-ja, nuk plotësojmë dokumentacionin e plotë ligjor për ta lëvizur, shteti do ketë humbje financiare, pasi policët do ta hedhin shtetin në gjyq".

Një tjetër problem që u trajtua në studio:koncepti që kemi për policinë në raport me pushtetin dhe politikën. Sa herë qeveritë ndërrohen elementët e sigurisë kombëtare janë cënuar, aty bën pjesë dhe Polica e Shtetit".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali