Duke filluar nga sot, do të organizohen inspektime të përbashkëta për të garantuar respektimin e ligjit dhe shmagien e abuzimeve në shëndetësi, nga inspektorati shëndetësor dhe urdhërat e profesionistëve të shëndetit.

Lajmi u bë i ditur në takimin e organizuar sot në prani dhe të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda, ka nënshkruar memorandumet e bashkëpunimit me Urdhërin Mjekut, Stomatologut dhe atë të Infermierit.

Kryetari i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi tha se “ndryshimet e fundit ligjore për urdhërat e profesionistëe të shëndetit dhe për detyrimet e tyre profesionale kanë nevojë që, përveç informimit, të kenë edhe një mbikëqyrje më të mirë për të zbatuar me korrektësi dispozitat e legjislacionit ekzistues”.

Ndërsa, Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH-së, Fatmir Brahimi, kreu i Urdhrit të Mjekëve dhe Nikoll Deda, kreu i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë, thanë se kjo marrëveshje bashkëpunimi është e domosdoshme.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)