Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me anë të një urdhërese dërguar Drejtorive në Qarqe dhe Komisariateve të Policeve në Rrethe, kërkon më shumë profesionalizëm dhe hetime më të thella për motivet në rastet e vetëvrasjeve apo vetëhelmimeve.
 
Lajmi konfirmohet nga burime të “A1 Report”, sipas të cilave shkak për nxjerrjen e kësaj urdhërese kanë qenë shtimi i rasteve të vetëvrasjeve gjatë gjysmës së parë të vitit 2014.